Tek Kukesi situata nuk duket shume e mire, Redon Dragoshi është lojtari i radhës që pritet të konfirmohet si i larguar nga Kukësi, pasi i ka përfunduar kontrata. Mbrojtësi i djathtë sezonin e fundit nuk pati shumë hapësira, ndërkohë që në fillim vuajti edhe prej një dëmtimi.
Dragoshi u aktivizua në 19 ndeshje, por vetëm në shtatë duele e nisi nga fillimi. Sigurisht futbollisti 22-vjeçar nuk është i kënaqur me këto shifra, pasi një sezon më parë në 24 ndeshje kishte luajtur si titullar dhe kishte shënuar edhe një gol.
Dragoshi është një lojtar i formuar te Tirana dhe ka provuar të luajë në të gjitha kombëtaret e moshave, duke nisur me Shqipërinë U17 e për të kaluar tek U19 dhe U21 që drejtohet nga Alban Bushi.
Si profesionist ai ka debutuar në Kategorinë e Parë me Egnatian, ndërsa më pas provoi për herë të parë emocionet e Abissnet Superiore me Luftëtarin, skuadër që i besoi dhe e aktivizoi në 23 ndeshje.