Si çdo fund sezoni, Kategoria Superiore është mësuar me lëvizjet e shumta të lojtarëve nëpër ekipe të ndryshme.
Edhe këtë merkato, të shumtë janë ata që për momentin, në këto ditë të para të qershorit kanë mbetur pa skuadër.
“Kush futbollist është pa ekip për momentin të paraqitet përditë në 18:00, te vendi sipër për stërvitje” – shkruan Eni Imami, i larguar nga Kukësi këtë sezon.
Ai gjendet bashkë me Olsi Teqjan në palestër, ku duket se nuk e ndalojnë stërvitjen, edhe pse në periudhë pushimesh.