Për ndeshjen e rradhës me Rumaninë dhe atë të fundit eliminatore me Francën, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Josif Kuzhe ka thirrur edhe mbrojtësin e Vllaznisë Arsen Sykaj. Një vlerësim natyrisht për këtë lojtar që është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës shkodrane ndërkohë që Sykaj është edhe kapiteni i ekipit kombëtar Shpresa.
Ftesa për Sykajn futet edhe në kuadrin e idesë për rinovimin e kombëtares shqiptare e cila po përmendet ditë e më shumë në opinionin sportiv të vendit tonë. Përveç Sykajt për këto dy ndeshje, të ftuar nga Kuzhe në kombëtare janë edhe shkodranët e tjerë, Admir Teli, Gilman Lika dhe Hamdi Salihi