Kishte shpresa se te dy do te rikuperoheshin, por nuk ka ndodhur keshtu. Mbrojtesi i Vllaznise Geralb Smajli nuk ia ka dale ta kaloje demtimin qe ka patur dhe si rrjedhoje ashtu si ndaj Egnatias do te mungoje edhe te shtunen ndaj Kastriotit.
Ai edhe diten e sotme ka qene i pranishem ne stervitjen e kuqebluve por i eshte bashkuar shokeve te ekipit sepse mjeket i kane rekomanduar pushim edhe per te pakten diten e sotme, por nga neser do te jete ne stervitje.
Gjithsesi ai nuk do te luaje kete here, por me shprese qe ne mesjave ndaj Partizanit te jete ne dispozicion te stafit teknik per ndeshjen e kupes se Shqiperise ndaj Partizanit. Megjithate nje lajm i mire eshte rikthimi i mbrojtesit tjeter Esin Hakaj qe po ashtu mungoi ne Rrogozhine.
Tashme mbetet per t’u pare sesi do ta zevendesoje Smajlin trajneri Josa per ndeshjen e pas dy diteve. Ndaj Egnatias ne vend te tij ka luajtur Kruja dhe me shume mundesi do te ndodhe keshtu. Por ka edhe nje variant tjeter.
Pas rikuperimit te Bulatoviç, ai te kthehet te luaje ne qender te mbrojtjes perkrah Shehit, ndersa kapiteni Gurishta te kaloje ne krahun e djathte qe eshte edhe pozicioni i tij i preferuar./SHKODRA-SPORT.COM/