Denis Pjeshka nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kurbinase. Ai u bë pjesë e bardhezinjve gjatë sezonit të shkuar por që luajti shumë pak aty pasi dëmtimet nuk e lanë rehat.

Mbrojtësi është rikuperuar dhe duket se nuk ka qenë pjesë e skuadrës as në testin që ka zhvilluar ndaj Teutës në Durrës apo nuk është parë në këto përgatitore. Me shumë gjasa nuk do të jetë në planet e “Bobit” për sezonin e ardhshëm.

Në Shkodër kanë nisur që të negociojnë me shumë shkodranë që kanë qenë pjesë e Superiores, por edhe ligës së parë në Kosovë. Ndaj edhe në planet e kuqebluve është edhe Pjeshka.

23 vjeçari ka qene nje nga futbollistet me te spikatur te Vllaznise dy sezone me pare por nje nderhyrje kirurgjikale ne gju e penalizoi jo pak. Pas rikuperimit, ai kaloi tek Laçi por pa arritur dot te rikthehet serish aty ku duhej.

Ne keto rrethana, rikthimi tek Vllaznia mund te jete nje menyre e mire qe Pjeshka te shfaqe serish vlerat e tij dhe po ashtu te ndihmoje edhe Vllaznine te arrije objektivin e saj.