Pamundësia ndoshta për të arritur tek Cicmil e Alla, ka bërë që drejtuesit e Vllaznisë të shohin edhe për ndonjë opsion tjetër në merkato për të gjetur mbrojtësit e duhur. Ata janë duke ndjekur me vëmendje edhe lëvizjet që po bëjnë ekipet e tjera të Superligës duke shpresuar në lirimin e ndonjë lojtari nga kontratat që mund të kenë me klubet aktuale. Kështu, ditën e sotme ka dalë lajmi se Flamurtari mund të heqë dorë nga shërbimet e mbrojtësit Ivan Jakovljeviç.
28 vjeçari serb me pasaportë kosovare, nuk ka gjetur hapësirat e duhura tek vlonjatët dhe për këtë arsye, me shumë mundësi ata do ta lënë të lirë. Portali “vipsport.al” ka bërë të ditur se disa ekipe të Superligës janë interesuar për të marrë shërbimet e këtij futbollisti dhe më e avantazhuar duket se është Vllaznia e cila e ka domosdoshmëri gjetjen e dy mbrojtësve të qendrës.
© shkodrasport.com