Mbrojtesi 19 vjeçar shkodran Egert Selmani ka debutuar diten e hene ne Superligen e Kosoves me ekipin e tij te ri, Feronikeli 74. Ai ka hyre ne loje ne minuten e 25-te dhe ka luajtur deri ne fundin e ndeshjes duke u munduar te jape me te miren e tij per kete skuader.

Gjithçka ka ndodhur ne ndeshjen e vlefshme per javen e 19-te te Superliges kosovare ku Feronikeli 74 luajti ne transferte ndaj ekipit te Ferizajt dhe humbi me rezultatin 1-2 ndaj tij.

Kujtojme qe Selmani u huazua pak dite me pare nga Vllaznia tek ekipi kosovar, huazim ky qe do te kete nje afat njevjeçar me anen e te cilit lojtari kerkon te marre minutat e duhura qe do ta rrisin edhe me shume nga ana profesionale.

Ferronikeli 74 ndodhet ne pozita te veshtira ne kampionat teksa mban vendin e fundit dhe ka vendosur qe te marre disa lojtare te rinj ne rradhet e tij. Dy prej tyre jane nga Shkodra, pikerisht mbrojtesi Egert Selmani dhe mesfushori Ersi Zaganjori. Ky i fundit ne fakt nuk ka debutuar ende sepse ka nje problem me dokumentacionin e tij, por gjithçka do te zgjidhet shume shpejt dhe po ashtu edhe ai do te debutoje me kete skuader.

Me shume mundesi qe neser ne ndeshjen e Kupes ndaj ekipit Prishtina e Re, ashtu siç duket i sigurte edhe aktivizimi i Selmanit si futbollist titullar ne kete perballje.(www.shkodrasport.com)