Kemi shkruar pak dite me pare per lajmin e keq qe mberritur per futbollistin shkodran te Laçit Abdurrahman Fangaj. Gjate nje ndeshje te kampionatit ai u demtua dhe pas ekzaminimeve te bera, rezultoi qe ka keputur ligamentin krocial te gjurit.
Si rrjedhoje, e vetmja zgjidhje per rikuperim ishte vetem nenshtrimi i nderhyrjes kirurgjikale. Dhe keshtu ka ndodhur. Ajo eshte bere diten e sotme dhe Fangaj ka bere te ditur se operiacioni eshte kryer ne nje nga klinikat e Kroacise.
Vete lojtari permes rrjeteve sociale ka bere te ditur se gjithçka ka shkuar mire ne kete nderhyrje. “Falë Zotit operacioni kaloi me sukses! Faleminderit te gjithëve për mbështetjen dhe në veçanti KF Laçit. Do rikthehem më i fortë”- shkruan ai.
Por ne fakt, koha e rikthimit ne fushe do te jete pak e gjate dhe per ta pare Fangajn serish ne fushe me siguri qe do te presim vitin e ardhshem.
www.shkodrasport.com