Mbrojtesi shkodran Omar Hoxha ka firmosur per nje skuader te re ne futbollin italian. Diten e djeshme ai ka firmosur dhe eshte zyrtarizuar tek ekipi i Seria, Montecchio. 23 vjeçari i lindur ne Itali eshte formuar si futbollist tek Akademia e Cremonese dhe e Pratos dhe me pas ka kaluar jo pak peripeci ne mes disa skuadrave ne kete vend, por edhe ne Zvicer.
Por se fundi ai ka kaluar me sukses nje prove ku ka rene ne syte e drejtorit sportiv te Montecchios i cili i ka ofruar menjehere kontrate per ta bere pjese te kesaj skuadre per sezonin e ri.
Omar Hoxha ka provuar te luaje edhe me ekipet kombetare te moshave te Shqiperise teksa ka te rregjistruara 1 ndeshje me ate U17 dhe 5 ndeshje me kombetaren U19.
Pervojen e tij te re tek Montecchio duket se e ka marre me shume deshire dhe shpreson te beje sa me mire, per te tentuar pse jo ngjitjen nje kategori me lart ne sezonin e ardhshem./www.shkodrasport.com/