Mbrojtesi shkodran Sehar Bushaj nga sot eshte pjese e klubit kosovar te Rahovecit. Lajmin e ka bere te ditur menaxheri Artan Ruci i cili duket se ka qene ndermjetesi per kete transferim te 23 vjeçarit.

Bushaj ne sezonin e kaluar ka qene pjese e Terbunit te Pukes dhe paraqitjet e mira me kete skuader kane bere qe drejtuesit e klubit te Rahovecit qe merr pjese ne kampionatin e Liges se Pare te Kosoves, t’i ofrojne kontrate dhe ne fund te dy palet kane arritur akordin.

Ne kete menyre per ish- futbollistin e Vllaznise tashme do te nise nje eksperience e re ku padyshim qe do te tentoje te beje sa me mire, per te treguar ashtu si duhet vlera qe disponon.

Bushaj eshte formuar si futbollist tek Akademia kuqeblu, me pas kaloi nje demtim te rende qe e la per disa muaj jashte fushave te blerta, per t’u rikthyer te luante tek Vllaznia U21 dhe ne sezonin e kaluar ne Puke me Terbunin, ndersa nga sot eshte pjese e Rahovecit, eksperience qe e ka marre me shume deshire./www.shkodrasport.com/