Erald Lakti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re me klubin e Gubios në Serinë C italiane. 19-vjeçari shkodran është në pronësi të Fiorentinës, ndërsa këtë sezon është huazuar te Gubio, në mënyrë për të përfituar më shumë eksperiencë.
Gjatë fazës përgatitore, shqiptari ishte pjesë e skuadrës së parë, megjithatë alternativa më e mirë për të dyja palët ishte largimi i Laktit në një skuadër ku e ka mundësin të jetë titullar. Ndërkohë, Lakti ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë me skuadrën e re, teksa ka lënë një përshtypje pozitive.
Mbrojtësi ishte në fushë nga minuta e parë në fitoren 4-0 ndaj Fanos në Kupën e Italisë. Ndërkohë, ekipi i Laktit në sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Serinë C./vipsport/