Skuadra e Liverpoolit ka filluar të shqetësohet me formën në ndeshjet e fundit, sidomos me fazën e mbrojtjes.
Liverpool kanë barazuar rekordin e tyre të 21 viteve më parë, duke pranuar nga një gol në 11 ndeshjet më radhë.
Seria e golave të pranuarve është kjo, Salzburg (3) gola, Leicester (1), Manchester United (1), Genk (1), Tottenham (1), Arsenal (5), Aston Villa (1), Genk (1), Manchester City (1). ), Crystal Palace (1) dhe Napoli (1).
Interesant është fakti se nga të gjitha këto ndeshje, ‘Të Kuqtë’ kanë shënuar nëntë fitore, duke barazuar në dy ndeshje, teksa vazhdojnë të jenë të pamposhtur.
Sidoqoftë, duke pasur parasysh se mbrojtja e Liverpool ka qenë shumë e fortë në të kaluarën, trajneri Jurgen Klopp duhet të gjejë një zgjidhje dhe t’i jap fund kësaj serie.