Dy ndeshjet e fundit, ato ndaj Teutes dhe Tiranes, kane nxjerr ne pah vlerat e verteta te Vllaznise se sezonit te ri. Ajo çfare konstatohet eshte se skuadra nuk eshte ende gati 100 per qind ne formen e saj me te mire.
Dhe jo vetem ne ate fizike. Ka ende shume per te bere ne harmonizimin e lojes, por me se shumti jane disa pika ku duhet nderhyre sa me shpejt te jete e mundur.
Dunga ne maje te sulmit nuk eshte aty ku duhet dhe patjeter qe duhet edhe nje sulmues tjeter per ta plotesuar kete repart duke shpresuar qe boshnjaku Dilaver te rezultoje i duhuri.
Por nga ana tjeter, mbrojtja ne ndeshjen e sotme ndaj Tiranes ne disa momente ka “futur uje”. Çka do te thote se ne kete repart duhet nderhyre sa me shpejt te jete e mundur. Ne fushe ishin Adili e Isufi, nderkohe qe ne stol qendruan Shehi e braziliani Cassius qe duket se nuk po sherben per asgje.
Tashme ka ardhur edhe Imami qe fare mire mund te luaje ne qender te mbrojtjes dhe prandaj duhen serish testime per te gjetur lojtaret e duhur qe do ta nisin si titullare sezonin e ri.