Zurich-u ka marrë një humbje të thellë 1-5 në Europa League. Ekipi zviceran ka përjetuar një mbrëmje të errët përballë PSV-së.
Skuadra helvete zbriti në fushë me një mbrojtjë “made in Albania” me Kryeziun, Alitin dhe Kamberin, e cila ka futur ujë ngado.
Holandezët kanë gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 10 me anë të Vertessen-it, i cili vetëm 5 minuta më vonë shënon sërish.
Brenda pjesës së parë PSV-ja shënon edhe dy herë të tjera, përkatësisht me Gakpon në minutën e 21-të dhe Simonsin në të 35-n.
Skuadra nga Eindhoveni ka shënuar sërish në minutën e 55 të pjesës së dytë me anë Gakpos, ndërsa Zurich-u gjen golin e nderit në minutën e 87 të takimit.
Një gol që i shërben vetëm statistikave dhe nuk i ngushëllon aspak këtë mbrëmje.