Vllaznia pritet që të vijojë me mbrojtjen që mbylli sezonin e fundit. Pas Gurishtës që është në kontratë dhe rinovimit të Hakajt, drejtuesit duket se janë në rrugën e duhur edhe për dyshen e qendrës, Darko Bulatoviç-Mevlan Adli.
Me mbrojtësin malazez është gjetur akordi për rinovim edhe për një vit dhe tani pritet edhe përgjigjja e Adilit për të vijuar, ku gjasat janë që ai të mos ndryshojë ambient edhe në sezonin e ri.
Përveç rinovimit me mbrojtësit titullarë të sezonit të shkuar, pritet që reparti difensiv të përforcohet me Dajan Shehin.Ish-mbrojtësi pritet të kthehet sërish në Shkodër për të kontribuar me Vllazninë.
Edhe vete presidenti Xhaferi i pyetur ne lidhje me zerat qe qarkullojne per rikthimin e disa ish- futbollisteve te Vllaznise, ka lene gjithçka te hapur duke thene se eshte proces merkatoje.
Ndërkohë, dje klubi ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit boshnjak, Zinedin Mustedanagiç.