Kategoria Superiore luan sot në 18:00 ndeshjen e parë të vitit 2021. Për javën e 13-të të Superligës, në “Loro Boriçi” zhvillohet dueli mes Vllaznisë kryesuese dhe Teutës.
Sipas statistikave, në 12 javët e luajtura sot do të përballet mbrojtja më e mirë me sulmin më të mirë. Shkodranët kryesues kanë shënuar deri tani 21 gola, duke pësuar 9.
Nga ana tjetër Teuta është “kështjella” e mbrojtur, me pesë gola të pësuar në 12 javë.
Ky duel pritet me interes për të parë formën e skuadrave, me merkaton që qëndron hapur dhe trajnerët mund të ndërhyjnë diku./newsport/