Vllaznia ka arritur që në 5 javë të zhvilluara deri tani të grumbullojë 8 pikë dhe të ndodhet në zonën “Final-Four”. Pavarësisht kësaj Migen Memelli për shkak të dëmtimeve të lojtarëve nukk e ka pasur asnjë javë skuadrën e plotë.

Janë plot 6 futbollistë që kanë përfunduar në infermieri. Hakaj, Juric, Spahija dhe Bruno Gomes ndodhen prej ditësh të dëmtuar, teksa pas sfidës me Teutën janë shtuar edhe Asani dhe Qarri. Duket se makthi më i madh i kuqebluve në këtë sezon janë dëmtimet, të cilët ndikojnë edhe në performancën e skuadrës.

Memellit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të “kryqëzojë” gishtat që lojtarët të rikthehen sa më shpejt në fushë e lojës për të dhënë kontributin e tyre në skuadrës.

Kujtojmë se Vllaznia do të luajë ndaj Egnatias në “Loro Boriçi” ditën e mërkurë duke nisur që nga ora 18:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 6-të të Superiores.