Porto ka qenë një nga skuadrat që ka ditur shumë mirë që të nxjerrë fitime nga lojtarët në merkato. Nga anonimë të cilët i merrte në ekip me shumë pak para, i shndërronte në super “yje” duke i shitur me shifra marramendëse. Rreth 600 milionë euro ka fituar në merkato nga shitja e lojtarëve që nga viti 2004 ekipi portugez.

Duke filluar me Falcao që u shit për 45 milionë euro.

Hulk që u largua për shifrën e 40 milionë eurove apo James Rodriguez të cilit i “morën” 45 milionë euro. Këta janë disa nga emrat prestigjozë që ka shitur Porto në vite por aty ka pasur edhe shumë lojtarë klasi që janë larguar. Newsport.al ka ndërtuar një ekip me lojtarët që janë larguar nga Porto në vite dhe janë aktivë në futboll. A do ishte ky ekip i aftë të konkuronte në Europë me ekipe si Real Madrid, Barcelona, Bayern apo Juventus nëse të gjithë do qëndronin së bashku ? Kjo nuk mund të vërtetohet por një ekip i tillë është me të vërtetë i “frikshëm”.