Kane perfunduar edhe dy ndeshjet e tjera çerekfinale te Kupes se Shqiperise dhe tashme eshte plotesuar kuadri i ekipeve gjysmefinaliste.

Pas Laçit e Kukesit, dy skuadrat e tjera qe vazhdojne garen per fitimin e ketij trofeu jane Skenderbeu e Flamurtari.

Ne “Selman Stermasi”, Fitorja përballë Flamurtarit nuk i ka mjaftuar Partizanit për të kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Të kuqtë i kanë dhënë lamtumirën këtij turneu pas një ndeshje spektakolare në “Selman Stërmasi” ku kishte shumë raste dhe emocione.

Vlonjatët kaluan të parët në avantazh me Sidibe, por më pas Trashi dhe Asani përmbysën gjithçka duke ngjallur edhe një herë shpresat e të kuqve që kishin humbur 1-0 sfidën e parë në Vlorë.

Por pavarësisht rasteve të krijuara, goli i tretë nuk erdhi dhe vlonjatët kaluan në turin tjetër të turneut, duke u konfirmuar përsëri si një nga skuadrat elitare të këtij sezoni.

Nderkohe ne Korçe, Skënderbeu e ka dominuar pjesën e parë, por golin e avantazhit ka arritur ta gjejë vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë, ku Lilaj ka kaluar në avantazh korçarët.

Në pjesën e dyta do të ishte Soue i cili nëpërmjet dopietës së tij do i vuloste fatin këtij takimi, për të fituar në shifrat 3-0.

Korçarët do të prekin gjysmëfinalen me rezultatin e përgjithshëm 5-0, pasi e kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultatin 2-0.

Në minutat e fundit të ndeshjes ka pasur një ngjarje të pakëndshme për korçarët, pasi Jashanica ka dalë nga fusha e lojës nëpërmjet barrelave.