Diten e sotme jane zhvilluar edhe dy ndeshje te tjera finale te kampionateve te moshave per Ligen Amatore ne Zonen e Shkodres dhe per koinçidence, te dy trofete jane fituar nga i njejti ekipi: “Atletik Klub Shkodra”.

Tek grupmosha U13 ekipi I Atletik ka fituar në finale pas gjuajtjes së 11-metërshave ndaj Vllaznimit. Koha e rregullt ne mes ketyre dy ekipeve kishte perfunduar ne barazim 2-2 dhe sipas rregullores per te shpallur fituesin duhej te gjuanin 11-metershat ku me te sakte sane treguar futbollistet e Atletik. Me këtë grupmoshë trajner janë Vahedin Pepaj dhe Eder Zmijani te cilet i gezohen ne kete menyre ketij suksesi.

Por sukseset e kësaj Akademie që ka vetëm pak vite që është krijuar, nuk do të mbaronin këtu. Kjo sepse edhe me grupmoshën U11, pas gjuajtjes së penalltive, do të shpalleshin kampion pasi do të triumfonin ndaj ekipit të Adës. Edhe ketu koha e rregullt perfundoi ne barazim 1-1, çka e beri te detyrueshme gjuajtjen e penalltive per te shpallur fituesin.

Futbollistet e drejtuar nga trajneri Erion Mandi do të tregoheshin më të saktë sesa kundërshtarët dhe në fund do të ishin ata që do t’I gëzoheshin trofeut qe ishte i treti per kete Akademi per kete sezon, çka perben nje sukses per “Atletik”.

Pas perfundimit te ndeshjeve eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupave dhe diplomave per me te miret. Në këtë mënyrë, të gjithë kampionatet janë mbyllur për këtë sezon dhe përfaqësuesi I Federatës Hysen Zmijani ka përgëzuar të gjithë pjesmarrësit dhe u ka uruar atyre suksese edhe në të ardhmen në të mirë të futbollit shkodran.
www.shkodrasport.com