Në Korçë janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes në mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Ashtu siç pritej, shkodranët kanë shfaqur më shumë dëshirë dhe e kanë mbyllur me fitore këtë pjesë me rezultatin 2-0.
Në minutën e 18-të Kalaja është penguar në mënyrë të parregullt brenda zone nga portieri korçar dhe arbitri Kola ka akorduar 11-metërsh.
Ndryshe nga ndeshja me Kukësin, këtë herë sulmuesi Xhevahir Sukaj është treguar i saktë duke e dërguar topin në rrjetë.
10 minuta më vonë ndërkohë, Kalaja është shfaqur sërish protagonist por këtë herë duke shënuar vetë.
Edhe pas ketij momenti, rastet nuk kane munguar, madje edhe per Skenderbeun dhe ne dy momente, fati ka qene me Vllaznine.
Nga ana tjeter, ne “Selman Stermasi” pjesa e pare ne mes Partizanit dhe Kamzes eshte mbyllur ne barazim 0-0.
Keto rezultate te kesaj pjese, e mbajne me shprese Vllaznine per shpetim megjithate ne pjesen e dyte i duhet te shenoje edhe dy gola te tjer per te siguruar mbijetesen. Kuptohet gjithmone nese nuk fiton Kamza.