Eshte mbyllur ne barazim 0-0 pjesa e pare e ndeshjes ne mes Teutes dhe Vllaznise, ndeshje kjo qe po luhet ne Durres dhe eshte e vlefshme per turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise.

Ne keto 45 minuta, duhet thene se Teuta ka luajtur me mire dhe ka patur disa raste te pastra shenimi. Madje ne minuten e tete ajo ka fituar nje 11-metersh.

Hebaj eshte penguar ne zone nga Repaj dhe arbitri Hamiti ka treguar piken e bardhe. Topin e ka ekzekutuar Kallaku por portieri Sherri e ka grushtuar ate duke mbajtur ne loje Vllaznine.

TEUTA- VLLAZNIA 0-0

TEUTA: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuro, Todorovski, Avdyli, Aleski, E.Vila, Kallaku, L.Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini.

VLLAZNIA: Sherri, Adili, Lekaj, Shehi, Repaj, Krymi, Bardulla, Kruja, Lika, Shtubina, Zhunior. Trajner: Hysen Dedja.

GJYQTARË: E.Hamiti, R.Çokaj, I.Tartari.