Tirana do të luajë derbin ndaj Dinamos, të shtunën në orën 16:45, takim ky i vlefshëm për javën e 26-të të Abissnet Superiore.
Kjo sfidë, e cila mezi pritet nga tifozët e të dyja skuadrave, do të luhet në stadiumin Elbasan Arena, pasi Air Albania është mbyllur (pret finalen e Conference League). Gjithçka është bërë me dije nga bardheblutë, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Luhet të Shtunën, 19/03/2022, ora 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan, ndeshja KF Tirana-KF Dinamo e vlefshme për javën e 26 (njëzetë e gjashtë) të kampionatit të kategorisë “Abissnet Superiore” – shkruan Tirana.
Ekipi i Shehit renditet në vendin e parë me 56 pikë, 10 pikë më shumë se ndjekësit. Dinamo endet në vendet e fundit dhe rrezikon rënien./newsport/