Kane perfunduar punimet e Asamblese se KF Vllaznia sh.a pas nje ore e gjysem debatesh e diskutimesh.Ajo çfare ka rendesi eshte se jane miratuar dy nga tri pikat e rendit te dites.

Pikerisht behet fjale per miratimin e shtimit te kapitalit prej 550 milione lekesh te vjetra.Po ashtu edhe miratimi i rritjes se rrogave per pergjegjesin teknik te Akademise dhe trajneret e ekipeve B dhe U-19.

Ajo çfare eshte me e rendesishmja ka qene miratimi i pikes se trete te rendit te dites, ajo e buxhetit te klubit per vitin 2018. Por kjo nuk ka ndodhur per shkak te mungeses se kuorumit te numrit te duhur te keshilltareve te pranishem ne salle.

Per kete arsye, pritet qe mbledhja te thirret serish pas disa ditesh per te miratuar edhe kete pike.Asambleja e sotme nuk ka kaluar pa debate e polemika, ashtu siç ndodh zakonisht sa here qe flitet per Vllaznine.