Pasditen e sotme është zhvilluar ndeshja finale e kampionatit Europian të boksit për 18 vjeçarët, ajo e peshës 75 kg në mes shkodranes Elsidita Selaj që ka përfaqësuar Shqipërinë dhe një kundërshtareje ruse.

Kjo e fundit, me një përvojë shumë të madhe në arenën ndërkombëtare ka arritur të shpallet fituese dhe të shpallet kampione.

Ndërkohë, Selaj është mjaftuar me vendin e dytë në këtë eveniment të rëndësishëm duke u shpallur nënkampione Europe.

Padyshim që ky është një sukses i jashtëzakonshëm për këtë sportiste dhe trajnerin Jetmir Kuçi sepse Selaj ka zhvilluar deri më tani vetëm 4 ndeshje ndërkombëtare por i sjell Shqipërisë medaljen më me vlerë të marrë ndonjëherë në historinë e boksit shqiptar.

Një paraqitje e tillë shumë e mirë në këtë eveniment, do të jetë një nxitje për Elsiditën për të tjera paraqitje dhe të tjera suksese në Kampionatin Botëror dhe në Olimpiadën Botërore të boksit që do të zhvillohen gjatë këtij viti.
© shkodrasport.com