Janë zhvilluar sot pasdite duelet e ditës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Boksit, eventi më i rëndësishëm i sportit të dorezave në vendin tonë, që organizohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Një tjetër pasdite me duele interesante dhe me rivalitet, duke përcaktuar edhe finalistët që do të boksojnë nesër në ditën e tretë dhe të fundit të këtij eventi.
Në këtë kampionat që organizohet nga Federata Shqiptare e Boksit marrin pjesë boksierët më të mirë nga ekipet e Vllaznisë, Tiranes, Teutës, Flamurtarit, Apolonisë, Kukësit, Besëlidhjes e Rozafës, që kanë dhuruar deri më tani sfida të bukura.
Skuadra shkodrane është ajo që ka mundur të dërgojë më shumë boksierë në finalet e këtij kampionati, që nesër në mbrëmje ul siparin.
Kampionati i boksit – Dita e dytë
60kg, G.Xhameta (Tirana) – A.Skutina (Vllaznia), fiton Skutina me rezultatin 5-0
64kg, J.Isaku (Teuta) – A.Elezi (Kukësi), fiton Isaku me rezultatin 5-0
64kg, A.Vraja (Teuta) – I.Sokoli (Tirana), fiton Vraja me rezultatin 5-0
69kg, S.Pali (Tirana) – S.Ymeri (Teuta), fiton Ymeri me rezultatin 5-0
69kg, N.Tokrri (Besëlidhja) – M.Mema (Teuta), fiton Mema me rezultatin 4-1
75kg, E.Sula (Tirana) – A.Kajoshi (Vllaznia), fiton Kajoshi me rezultatin 5-0
+91kg, D.Paruca (Tirana) – E.Kaçaj (Vllaznia), fiton Kaçaj me rezultatin 5-0
+91kg, B.Smajli (Vllaznia) – O.Braho (Flamurtari), fiton Smajli me tërheqje të rivalit