Sot eshte mbyllur dita e katert e stervitjes per ekipin e Vllaznise, e shoqeruar edhe kjo me shume djerse e lodhej per futbollistet te cilet deri me tani po i perballojne me sukses ngarkesat stervitore.
Ajo qe ka bere me shume pershtypje eshte forma shume e mire qe po tregon kapiteni Gilman Lika. Ndonese aktualisht eshte lojtari me veteran i skuadres, 32 vjeçari jo vetem qe nuk çalon ne vrapim krahasuar me 18-19 vjeçaret, madje mund te thuhet me plot gojen se eshte me mire edhe se ato.
Ate e sheh gjithnje ne krye te grupit te lojtareve duke zhvilluar me shume perkushtim çdo vrapim apo ushtrim qe jep trajneri. Kjo tregon se ish- lojtari i kombetares shqiptare eshte treguar nje profesionist i vertete gjate ketyre dy muajve qe skuadra ka qene pushim duke zhvilluar stervitje individuale per te ruajtur formen.
Edhe trajneri Jonuz duket i befasuar nga forma qe po tregon Lika dhe kerkon ta perdore si shembull per lojtaret e tjere. Ai nuk shihet per asnje moment te ankohet per programin e renduar stervitor por e zbaton pike per pike.
Me rregjimin qe mban dhe stervitjen qe zhvillon me siguri qe ai do te vazhdoje te luaje edhe per disa sezone te tjera.
www.shkodrasport.com