Para disa vitesh ishte Sporti Shqiptar (ish- Sporti Popullor) qe u mbyll i pari. Me pas “Gazeta e Sportit” ndersa kete here eshte rradha e “Sport Ekspres”.
Kjo gazete tashmë nuk është më në treg. Pas 1 viti të mbylljes së versionit print, një nga mediet sportive në vend është shuar edhe në versionin online. Burime të besueshme bëjnë me dije për newsport.al që dita e djeshme ishte finale për këtë medie që operonte prej disa vitesh në treg.
Fillimisht iu dedikua vëmendje e madhe gazetave (versoni print), por përparimi i teknologjisë bëri që i madh dhe i vogël të ketë në duart e tij një smartphone duke lindur nevoja e kalimit nga print në atë online.
Tashmë edhe versioni online është shuar, duke i dhënë përfundimisht fund historisë mediatike të “Sport Ekspres”. Ky padyshim qe nuk eshte nje lajm i mire per gazetarine sportive megjithate eshte pjese e realitetit te sotem ku konkurrenca eshte shtuar shume dhe sidomos me portalet online.