Pas dy dite ndeshjesh, ka perfunduar edicioni i rradhes i “Shkodra Beach Volley”, organizuar ne Velipoje nga Bashkia Shkoder ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Volejbollit. Ne te kane marre 42 pjesmarres nga Shqiperia dhe vende te ndryshme te Rajonit.
Kuptohet qe rivaliteti nuk ka munguar si ne ndeshjet e femrave ashtu edhe ne ate te meshkujve, por ne fund sigurisht qe kane triumfuar me te miret. Keshtu per femra, ne vend te pare dhe fitues te çmimit te vene nga organizatoret ka rezultuar dyshja Deborah Keçi- Xhuda Kuti e cila ka mundur ne finale dyshen tjeter Lyra Pireva – Merilona Avdullahu. Kjo e fundit ne kete menyre eshte renditur e dyta ndersa ne vendin e trete Andjela Josic – Katarina Simovski.
Nderkohe ne garat e meshkujve, me te miret kane rezultuar sportistet Ensar Zecic – Aleksandar Marojevic te cilet kane zene vendin e pare dhe jane shpallur fitues te ketij turneu. Ne finale ato kane mundur dyshen Beldi Metani – Osman Qepa, ndersa ne vend te trete eshte renditur dyshja Ermail Maliqi – Ledion Martiro.
Siç shikohet, ajo qe te ben pershtypje eshte fakti qe si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt, ne tre vendet e para nuk ka asnje volejbollist shkodran, ndonese kane qene disa te cilet kane marre pjese ne kete aktivitet te organizuar!!!