Ditën e djeshme janë luajtur ndeshjet e javës së fundit të kampionatit të futsallës dhe Vllaznia e ka mbyllur këtë fazë me një barazim 4-4 ndaj Flamurtarit.
Ndeshja është luajtur në Tiranë dhe është shoqëruar me një rivalitet të madh në fushë.
Për ekipin shkodran golat janë shënuar nga Besfort Gjoklaj, Alis Paçrami, Besmir Alibali dhe Shpëtim Çela.
Pas përfundimit të fazës së dytë, ekipi kuqeblu është renditur në vendin e katërt duke siguruar pjesmarrjen në play-of.
Ndeshjet gjysmëfinale të tij do të nisin të enjten dhe sipas shortit paraprak, Vllaznia futsall do të ndeshet me Tiranën.
Ndeshja do të luhet në kryeqytet. Sigurisht që kalimi i kësaj skuadre do të jetë i vështirë sepse bardheblutë kanë marrë në rradhët e tyre disa lojtarë të kombëtares shqiptare por edhe futbollistë kosovarë e italianë.
Vllaznia gjithsesi do të mundohet të bëjë më të mirën për të fituar dhe shkuar në finale ndonëse pjesë e saj nuk do të jetë një ndër lojtarë më të mirë, Albert Kaçi, për arsye të një dëmtimi në gju.
Përpos kësaj, kuqeblutë vijnë në këtë play-off me shumë probleme financiare madje kanë patur probleme edhe me bazën materiale por në fund, ajo është siguruar nga kompania Abcom.
© shkodrasport.com