Ditet e fundit eshte mbyllur faza e pare e kampionatit te moshes U15 per Ligen Amatore ne Zonen e Shkodres, faze e pare e cila ka sjelle nje dominim te skuadres “Djelmnia shkodrane” te drejtuar nga trajneri i mirenjohur Astrit Prençi.
Ne 10 ndeshjet e kesaj faze, ky ekip ka arritur te marre 9 fitore dhe vetem 1 barazim, ate ndaj ekipit Bashkimi nderkohe qe nuk e njeh fjalen humbje. Nje ecuri e cila tregon qarte ecurine shume te mire te “Djelmnia” U15 dhe padyshim qe ajo do te tentoje ta mbaje deri ne fund te kampionatit dhe te shpallet kampion.
Ne rradhet e kesaj skuadre ben pjese edhe golashenuesi me i mire i kampionatit- Bushati i cili konsiderohet nje element me te ardhme dhe jo vetem eshte pike referimi ne sulmin e kesaj skuadre, por eshte edhe lider i saj.
Nje nga elementet kryesore te “Djelmnia shkodrane” U15 eshte edhe stabiliteti qe ka ajo ne ndeshje dhe merite per kete ka trajneri Astrit Prençi i cili i kushton shume rendesi lojes ne mbrojtje, si rrjedhoje skuadra ka pesuar vetem 7 gola, nderkohe qe ka shenuar me teper se katerfishin e saj.
Natyrisht qe drejtuesit e kesaj Akademie asnjehere nuk i kane kushtuar rendesi rezultatit dhe fitimit te ndeshjeve, per rrjedhoje edhe renditjes, por kur skuadra luan bukur edhe rezultatet nuk mungojne dhe keshtu ka ndodhur edhe me te./SHKODRA-SPORT.COM/