Ne barazim 2-2 eshte mbyllur ndeshja ne mes Vllaznise dhe Flamurtarit, e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” e vlefshme per turin e dyte te Kupes se Shqiperise.
Ndeshja ka nisur me gol per Vllaznine teksa Zogaj shenon brenda minutes se pare. Nje top i ardhur nga e djathta, gjen sulmuesin kuqeblu qe godet sakte dhe e dergon ate ne rrjete.
Nje fillim i tille duket se do te dhuroje goleade per vendasit por nuk rezulton keshtu. Pa kaluar gjashte minuta, Nebihu godet sakte me koke dhe barazon shifrat per vlonjatet.
Por Flamurtari nuk mjaftohet me kaq. Ne minuten e 17-te perseritet e njejta skene, por kete here me nje kros nga e djathta dhe Ribaj godet sakte me koke duke shenuar edhe golin e dyte.
Me kalimin e minutave, Vllaznia mundohet te reagoje dhe krijon disa perpjekje per te gjetur golin e barazimit, por nuk ia del dot pasi lojtaret e saj nxitohen para portes se Moçkes. Pjesa e pare kesisoj mbyllet me rezultatin 2-1 ne favor te Flamurtarit.
Ne fillimin e se dytes, trajneri Jonuz fut ne fushe Liken e Hygor ne vend te Shtubines e Lekajt per t’i dhene me shume prioritet sulmit. Dhe ne fakt Lika eshte shume prane golit te barazimit ne minuten e 62-te por topi i gjuajtur prej tij kalon ngjitur me shtyllen e majte pingule te portes vlonjate.
Minutat kalojne dhe vlonjatet ishin serish ne avantazh. Por ne minuten e 77-te do te ishte pikerisht Lika qe do te shenonte golin e barazimit. Nje gol qe jep shprese por ne fakt Vllaznia nuk arrin dot te shenoje golin e avantazhit dhe gjithçka mbyllet ne barazim 2-2 ndonese ka gjashte minuta shtese ne fund.
VLLAZNIA- FLAMURTARI 2-2
Golat: Zogaj 1′, Lika ’77/ Nebihu ‘7, Ribaj ’17
VLLAZNIA: Sherri, Gurishta, Shehi, Adili, Marku, Krymi, Lekaj (Hygor 46′), Kruja (Mali 83′), Shtubina (Lika 46′), Sidorenco, Zogaj. Tr: M. Jonuz
FLAMURTARI: Moçka, Gocaj (Balilaj 23′), Nebihu, Qarri, Diamanti (D. Aliaj 86′), Vrapi, Kreshpa, Haruni, Hoxhaj, Rrapaj (Llapi 64’), Ribaj. TR: L. Birçe
Arbitre: Emanuela Rrusta (Elbasan)
Kartona te verdhe: Kruja, Shtubina/ Rrapaj, Haruni