Është mbyllur sot java e katërt e Kategorisë Superiore U-21 dhe ne perfundim te saj, Vllaznia vijon te mbaje me merite vendin e pare ne renditje.
Ne ndeshjet e sotme, fitoren më të thellë të javës e arriti Dinamo, e cila arriti të mposhtë me shifrat e thella 9-0 Akademinë e Futbollit. Në ndeshjet e tjera, ajo që bie në sy është Laçi që arriti të fitojë ndaj Turbinës me shifrat 3-1, kurse Kukësi arriti të mundë Bylisin me rezultat 2-0, me ballshiotët që pas dy javësh lënë kreun.
Tirana mundi me pesë gola skuadrën e Shënkollit, ndërsa në Fier, Apolonia mundi 3-2 Teutën, me përmbysje, pasi durrsakët shënuan që në fillim të sfidës me anë të Kapllanit. Ditën e djeshme u luajt ndeshja Vllaznia-Kastrioti dhe shkodranët fituan me shifrat 4-3.
Pas javës së katërt renditjen e kryesojnë pikërisht kuqeblutë, që ndiqen nga Laçi me pikë të barabarta, 10 pas katër ndeshjesh. Ngjitur me dyshen më lart janë Dinamo dhe Bylisi.
Me tre fitore dhe nje barazim ndoshta aksidental ndaj Shenkollit, Vllaznia U21 ka hedhur qe tani kandidaturen per te qene ne mes ekipeve me te mira te kampionatit dhe pse jo, te synoje edhe titullin kampion per kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/