Ditën e djeshme është mbyllur kampionati iranian i futbollit, kampionat në të cilin luan edhe futbollisti shkodran Edon Hasani.

Ai që nga janari ka qenë pjesë e Sepahan dhe në një postim të pak minutave më parë, ish- mesfushori i Vllaznisë shpreh kënaqësinë që dha kontributin e tij në shpëtimin e kësaj skuadre nga rënia prej kategorisë.

I ka uruar Sepahanit një sezon ndryshe për atë që vjen por nderkohe bashke me kete sezon ka perfunduar edhe kontrata dhe aventura e tij me skuadren iraniane. Ja çfarë shkruan Hasani:

“Ndeshja e fundit Sepahan FC- Esteghlal FC. Jam i lumtur të jem pjesë e Sepahan. Faleminderit për të gjithë ata që kanë besuar mbi mua, jam më i lumtur që kam dhënë një dorë dhe kam ndihmuar skuadrën për të qëndruar në ligë.

Ky klub, veçanërisht tifozët e mrekullueshëm nuk e meritojnë të luftojnë për mbijetesë, por vetëm për titullin e kampionit.

Ndonjëherë jeta hyn në rrugë të vështirë dhe situata të tilla ndodhin gjithashtu, por duhet të jesh i fortë për t’u kthyer.

Uroj sezonin e ardhshëm, Sepahan të kthehet për të luftuar për kampionin ku i përket dhe admiruesit e tij për të festuar titullin e kampionatit