Diten e djeshme eshte permbyllur kursi i rradhes i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit per licensimin e trajnereve te rinj. Kursi per licensen “UEFA C” kishte nisur qe ne muajin qershor ne Shkoder dhe ne te kane marre pjese nje numer i konsiderueshem te rinjsh dhe te rejash qe inspirojne te ushtrojne profesionin e bukur te trajnerit ne te ardhmen.

Por interesant eshte fakti qe ne mes te diplomuarve ne kete kurse jane edhe tre femra. Behet fjale per Delfina Puken, Fabiola Caken, Suzana Vuksanin dhe Alketa Vruçajn.

E para ka disa kohe qe punon ne stafet teknike te ekipeve te ndryshme dhe prej disa kohesh eshte pjese e Akademise “Atletik Klub Shkodra”, nderkohe qe tre te tjerat jane ende ne aktivitet si futbolliste.

Caka, Vuksani e Vruçaj jane pjese e ekipit te Vllaznise, por sigurisht qe ne te ardhmen e shohin veten edhe duke punuar ndoshta si trajnere dhe duke shfrytezuar mundesine qe u ka krijuar FSHF per ndjekjen e ketij kursi, ato tashme jane te licensuara si trajnere.

Padyshim qe ky eshte nje lajm i mire sepse futbolli i femrave ne vendin tone po vjen duke u rritur dhe duke patur femra ne drejtimin e ekipeve, gjerat do te jene edhe me mire per rritjen dhe masivizimin e ketij sporti./www.shkodrasport.com/