Një sherr masiv i ka dhënë fund në mënyrën më të keqe të mundshme ndeshjes për titullin kampion ndërkontinental të peshave të rënda të WBO mes Senad Gashit dhe Tom Shvarc.
Boksieri shqiptar kërkonte të merrte këtë titull për të vazhduar ecurinë e tij të shkëlqyer prej 16 fitoresh radhazi, por e ka mbyllur takimin i skualifikuar dhe me një përleshje me stafin e boksierit kundërshtar.
Që në fillim, përballja mes të dyve u ndez për disa gjeste të palejuara dhe Gashit iu hoqën pikë për goditje të lehta me kokë ndaj kundërshtarit.
Në raundin e gjashtë, gjyqtari vendosi të ndërpriste ndeshjen për të ndalur boksierin me origjine nga Shkodra, i cili reagoi duke sulmuar kundërshtarin e tij dhe duke e ftuar për një grusht të mirëfilltë pa rregulla.
Boksierët u përplasën mes tyre dhe më pas u përfshinë edhe stafet, në një situatë kaotike që u qetësua vetëm me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.
Gashi u skualifikua, duke pësuar kësisoj humbjen e parë në karrierën si profesionist. /vipsport/