Permbyllet me sukses ceremonia e çmimit “Me te miret e vitit 2024” organizuar nga gazeta “Shkodra Sport” e cila sivjet pati edhe mbwshtetjen dhe bashkwpunimin e Bashkisw Shkoder duke organizuar nje event shume te bukur ne ambientet e Kinema “Republika”, te mbushur plot e perplot me njerez te sportit.

Ne kete mbremje jane nderuar me “MIRENJOHJE” tre veterane te sportit shkodrane dhe pikerisht ish- futbollisti Isa Sukaj, ish- kampionia e atletikes Angjelina Gurakuqi dhe trajneri i basketbollit Roland Koka.

Nderkohe me çmimin “Talenti i Vitit” jane nderuar Antonino Mullisi (peshengritje), Renato Gurra (boks), Erdi Duka dhe Sidrit Kopliku (atletike), Aris Ara (futboll), Viki Tafrruku (not), Menida Meta (taekondo), Klevis Koçeku (mundje), Mario Lugaj (volejboll) dhe Bujar Tafa (basketboll).

Momentet me kulminante te mbremjes kane qene ato te kurorezimit te “Me te Mireve te vitit 2024” te cilet pas votimeve te bera kane rezultuar te jene: Bruno Rrotani (atletike), Nora Deda (volejboll), Senad Drini (boks), Mateo Balaj (çiklizem), Kasandra Kovaçi (xhudo), Bernada Rreshpja (basketboll), Esmeralda Franja (futboll), Bekim Balaj (futboll), Franko Burraj (atletike) dhe Nelson Hysa (boks).

Gazeta “Shkodra Sport” falenderon Bashkine Shkoder si partner ne organimin e ketij eventi, per te vazhduar me sponsoret, ‘Buzi Store’, Uji “Mokne” dhe “Zepa Natyral”. Per te vazhduar me edhe Elita Restaurant, Manifaktura, Ronis Bar, Ani Mobile, IL VILAGIO Restaurant dhe “Coca Cola”.

Viti 2024 ne kete menyre mbyllet ne menyren me te mire te mundshme per sportin shkodrane dhe te shpresojme qe ne vitin e ardhshem te kemi me shume rezultate te larta dhe me shume evende sportive./www.shkodrasport.com/