Ora 24:00 e mbremjes se djeshme ka shenuar edhe mbylljen e merkatos se futbollit shqiptar, ashtu si dhe per shume vende te tjera te Botes dhe kuptohet qe levizjet e oreve te fundit nuk kane munguar.
Por ne fakt tek Vllaznia nuk ka ndodhur kjo gje. Ndonese ne opinion ka patur zera se do te kishte edhe nje “goditje” te fundit, ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Gazeta “Shkodra Sport” e kishte paralajmeruar qe nje dite me perpara se asgje nuk do te ndodhte.
Po ashtu edhe vete drejtori Osmani e deklaroi paraditen e djeshme pas hedhjes se shortit te Kupes se nuk kishte ndonje levizje sepse janari ofron pak ne kete drejtim. Megjithate tifozet ende prisnin por me kot.
Vllaznia kesisoj e mbyll merkaton e dimrit me vetem dy perforcime, mbrojtesin e majte brazilian Andrey Yago dhe mesfushorin kosovar Alfred Ajdarevic. Nderkohe ne dalje ka patur 4 lojtare qe i kane dhene lamtumiren kuqebluve: Konstatin Cheshmedjiev, Darko Dodev, Redon Dragoshi dhe Xhelil Asani./SHKODRA-SPORT.COM/