Vllaznia merr edhe fitoren e tretë në katër miqësoret që ka zhvilluar deri më tani në përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Pasditen e së mërkurës kuqeblutë e trajnerit Brdariç kanë fituar me rezultatin 1-0 në Bilisht ndaj Devollit vendas.

Fatin e kësaj miqësoreje e ka vendosur autogoli i Cane që në minutën e 7-të. Ekipi shkodran ka aktivizuar të 23 futbollistët që ka patur në dispozicion për këtë ndeshje ndërkohë që ditën e shtunë ai do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër, atë me Pogradecin.

Me 5 ndryshime në formacion e ka nisur Vllaznia këtë miqësore, në krahasim me ndeshjet e kaluara. Nga minuta e parë këtë herë kanë luajtur si titullarë Isufi, Cassius, Nertil Hoxhaj, Mandiangu dhe Dunga.

Ndeshja ka nisur me gol për Vllazninë. Në fakt ka qenë autogol i mbrojtësit të Devollit Cane që në minutën e 7-të. Ai është munduar të largojë një top të gjuajtur nga braziliani Victor da Silva, por vetëm se i ka ndryshuar drejtim duke e dërguar në rrjetën e portës së tij.

Duhet thënë se ky ka qenë një 45 minutësh i mirë dhe Vllaznia jo vetëm që e ka kontrolluar lojën, por ka rënë në sy edhe për performancën e saj duke ushtruar presing ndaj kundërshtarit dhe duke krijuar disa raste shënimi.

Ne te dyten kuqeblute kane aktivizuar edhe dy futbolliste te tjere megjithate nuk ka patur gol tjeter dhe gjithçka eshte mbyllur me rezultatin 1-0 ne favor te Vllaznise.

DEVOLLI- VLLAZNIA 0-1

Devolli: Hasfatia, Pere, Cane, Gjoni, Haeto, Çuko, Demiri, Nallbati, Pillati, Terrolli, Eyoto. TR: T. Meraku

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Isufi, Cassius, N. Hoxhaj, Krymi, Marku, Kruja, Victor da Silva, MandiangU, Dunga. U aktivizuan edhe Qarri, Lekaj, Shehi, Adili, Isaevski, Ramadani, Kalaja (Deda), U.Hoxha, A. Hoxhaj, Imeri, Çoba TR: T.Brdariç