Prishtina kampione e mbyll jo mirë kampionatin, pasi mundet nga Ballkani, një prej rivalëve për titull këtë sezon, ndërsa duhe thënë se kryeqytetasit e mbyllën në mënyrën më të keqe kampionatin, duke u mundur thellë në shtëpi nga Ballkani.

Drita arriti që të marrë një fitore në shtëpi kundër Arbërisë me rezultatin 2-0, duke siguruar një vend në Kupat e Europës sezonin tjetër, ndërsa Arbëria bie një kategori më poshtë.

Në ndeshjet e tjera, Trepça mposhti 2-1 në shtëpi Drenicën duke ja dalë të mbijetojë mes më të mirëve dhe për një sezon, ndërsa Llapi dhe Feronikeli nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, me këta të fundit të cilët do të luajnë në zonën e “play-out” për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Besa mundi 1-0 në shtëpi Gjilanin, por që fitorja nuk ka rëndësi për asnjë nga ekipe, sepse vendasit kanë rënë një kategori më poshtë, por edhe Gjilani nuk siguroi një pjesëmarrje në Europë edhe pse me kualitete…

Më poshtë rezultatet dhe renditja…

Java e 36/Kosova

Prishtina-Ballkani 2-5

Shënues: Kraasniqi) 27’ (11-m), 36’/ Daku 3’, 15’, Hoxha 70’, 77’, Baftiu 88’

Drita-Arbëria 2-0

Shënues: Alidema 18’ (11-m), Limani 86’

Besa-Gjilani 1-0

Shënues: Tahiri 54’

Trepça-Drenica 2-1

Llapi-Feronikeli 1-1