Pas 49 minutash loje, eshte mbyllur ne barazim 0-0 pjesa e pare e ndeshjes se futbollit ne mes Vllaznise dhe Laçit. Nje pjese e pare e cila ka patur brenda edhe disa raste te diskutueshme por qe nuk kane sjelle asgje.

Ne minuten e 20-te arbitri Shahini akordoi nje 11-metersh per pengim ne zone te Grudes, por pas 4 minutash konsultimi me VAR, ky vendim eshte anulluar sepse eshte sinjalizuar nje pozicion jashte loje i Gomes ne momentin e pasimit te topit.

Nderkohe rastet nuk kane munguar ne te dy portat respektive megjithate rrjetat e Qarrit dhe Dajsinanit nuk jane prekur dhe per kete arsye, kjo pjese u mbyll ne shifrat e barabarta 0-0.

VLLAZNIA- LAÇI 0-0

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Hakaj, Pusi, Juriç, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Gruda, Çoba, Bruno Gomesh.
Trajner: Qatip Osmani

LAÇI: Dajsinani, Silva, Dajko, Mjaki, Kryeziu, Qato, Da Silva, Manellari, Bibo, Barjamaj, Sobouejl.
Trajner: Mirel Josa.