Në barazim 0-0 është mbyllur ndeshja e parë e turit të dytë të “Uefa ëomen’s Champions League” në mes Vllaznisë dhe Fortuna Hjorring, ndeshje kjo që po luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Skuadra shkodrane e ka nisur mirë ndeshjen dhe ndonëse mbrohet me kujdes, me anë të kundërsulmit mund të kishte shënuar dy herë. Ka qenë sulmuesja Doyle që në dy momente ka qenë shumë pranë golit por ka gabuar në finalizim.

Më pas reagojnë danezet që marrin frenat e lojës dhe shohin më tepër drejt portës shkodrane. Në një moment madje, ata arrijnë të godasin edhe shtyllën e majtë pingule por gjithsesi gol nuk ka. Madje këtë gjë e kanë përsëritur edhe në minutën e 25-të me anë të Moller.

Edhe më pas është Fortuna Hjorring që krijon më shumë presion por sërish Vllaznia është me fat që nuk pëson.

VLLAZNIA- FORTUNA 0-0

Formacionet:

Vllaznia: Etzel, Maliqi, Razburgaj, Bajraktari, Suenson, Doçi, Eberhardi, Franja, Gjini, Dauzat, Doile. Trajner. Nikolin Leka

Fortuna: DAuigerti, Andersen, K.Holmgard, Himle, S.Holmgard, Lundgard, Snerle, RAsk, Moler, Nielsen, Fransi. Trajnere. Kerri An Kueton