Pjesa e parë e ndeshjes play-off në mes “Vllaznia B” dhe Orikut që po luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, është mbyllur me fitoren 1-0 për ekipin shkodran.

Djemtë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja kanë arritur të shënojnë me anë të mesfushorit Denis Dyca në minutën e 33-të dhe me këtë gol është mbyllur kjo pjesë.

Duhet thënë se në formacionin e parë të ekipit shkodran luajnë edhe emra të tillë si Erjon Vucaj, Arlind Kalaja e Erdenis Gurishta.

Padyshim që në pjesën e dytë, kuqeblutë jo vetëm do të tentojnë ta ruajnë këtë avantazh por edhe të shënojnë një gol tjetër, në mënyrë që të sigurojnë fitoren dhe qëndrimin në kategorinë e parë.

Ata e kerkojne me ngulm kete gje natyrisht per te shperblyer djersen e derdhur gjate gjithe vitit ku ndonese kane kaluar shume probleme, kane bere paraqitje pergjithesisht te mira.

Sigurimi i qendrimit ne kategorine e pare padyshim qe do te ishte diçka shume pozitive per Vllaznine B, duke shpresuar natyrisht edhe tek mbijetesa e Vllaznise A.

www.shkodrasport.com