Laçi do presë Vllazninë në orën 14:00. Kjo ndeshje ka vlerë për javën e 27-të të Superiores.
Transferta e Laçit mund të quhet “ferri” për kuqeblutë, që kanë fituar vetëm një përballje në dhjetë vitet e fundit.
Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare, që tregojnë të përzgjedhurit e Morieros dhe Brdariç.
LIVE
LAÇI 2-0 VLLAZNIA
10′ Myrta, 26′(p) Tresa
NGJARJET KRYESORE
45+3′ Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-0 për Laçin.
45+1′ Portieri Molla devijon në këndore goditjen e Bajramit. (VIDEO)
45+3′ Akordohen 3 minuta shtesë.
42′ Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Prodanit.
37′ Dodaj dhe Mala humbin dy raste të mira për të ngushtuar shifrat. Portieri Molla tregohet vendimtar me pritjet e tij. (VIDEO)
36′ Laçi i afrohet golit të tretë goditja e Prodanit gjen rrjetën e jashtme. (VIDEO)
32′ Mjaki ndëshkohet me karton të verdhë.
29′ Ndërhyrje vendimtare e portierit Molla, pasi Balaj provon direkt nga goditja e dënimit. (VIDEO)
24′-26′ Myrta fiton 11-metërsh pas ndërhyrjes së Bajramit në zonë. Ky i fundit ndëshkohet me karton të verdhë. Tresa e kthen penalltinë në gol. (VIDEO) + (VIDEO)
24′ Zbritje e Laçit në krahun e djathtë të sulmit. Miqtë tregohen të vëmendshëm në zonë, për të larguar rrezikun. (VIDEO)
19′ Faulla të shumtë në këto minuta.
15′ Kleandro Lleshi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndalon Malën. Miqtë pretendojnë për karton të kuq. (VIDEO)
10′ GOOOL! Laçi 1-0 Vllaznia/ Myrta nuk gabon i vetëm përballë Jukajt. Aksion fantastik i kurbinasve. (VIDEO)
8′ Jukaj ndal Myrtën, i cili u fut në zonë dhe goditi. Rast i mirë për vendasit. (VIDEO)
5′ Skemë ana e Vllaznisë në faullin e fituar. Në fund asgjë nuk konkretizohet dhe Molla kontrollon pa problem.
3′ Zbritje e mirë nga Laçi në mesfushën kundërshtare. Gurishta tregohet i vëmendshëm dhe largon topin. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Laç.