Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Islandës, ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 45 minutat e para të sfidës të vlefshme për Nations League, janë mbyllur në barazim 1-1.
Vendasit e gjrtën golin në minutën e 19-të me anë të qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova. Ky i fundit realizoi një gol mjaft të bukur, me një goditja në hyrje të zonës. Në krahun tjetër, vetëm 3 minuta më pas, Islanda barazoi me Oskarsson.
Pjesa e dytë pritet të jetë më e zellshme, me të dy ekipet që janë në luftë për fitoren. Kujtojmë se kjo është ndeshja e parë, ndërsa e kthimit do të luhet pas 3 ditëve.
Kosova kërkon ngjitjen në Ligën B të Nations League, ndërsa islandezët kërkojnë qëndrimin në Ligën B.