Me fitoren 1-0 në favor të Vllaznisë është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndaj Debollit, e cila po luhet në këto momente në stadiumin e qytetit të Bilishtit.
Me 5 ndryshime në formacion e ka nisur Vllaznia këtë miqësore, në krahasim me ndeshjet e kaluara. Nga minuta e parë këtë herë kanë luajtur si titullarë Isufi, Cassius, Nertil Hoxhaj, Mandiangu dhe Dunga.
Ndeshja ka nisur me gol për Vllazninë. Në fakt ka qenë autogol i mbrojtësit të Devollit Cane që në minutën e 7-të. Ai është munduar të largojë një top të gjuajtur nga braziliani Victor da Silva, por vetëm se i ka ndryshuar drejtim duke e dërguar në rrjetën e portës së tij.
Duhet thënë se ky ka qenë një 45 minutësh i mirë dhe Vllaznia jo vetëm që e ka kontrolluar lojën, por ka rënë në sy edhe për performancën e saj duke ushtruar presing ndaj kundërshtarit dhe duke krijuar disa raste shënimi.
DEVOLLI- VLLAZNIA 0-1
Devolli: Hasfatia, Pere, Cane, Gjoni, Haeto, Çuko, Demiri, Nallbati, Pillati, Terrolli, Eyoto. TR: T. Meraku
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Isufi, Cassius, N. Hoxhaj, Krymi, Marku, Kruja, Victor da Silva, MandiangU, Dunga. TR: T.Brdariç
SHENUES: CANE ‘7 (aut)