Eshte mbyllur me fitoren 1-0 ne favor te Vllaznise pjesa e pare e ndeshjes ndaj Tiranes qe po luhet ne keto momente ne stadiumin “Loro Borici”.

Ne minuten e 27-te Penallti për Vllazninë, e fiton Da Silva, pas pengimit nga futbollisti Najdovski. Gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë. Shkodranët kërkojnë karton të kuq!

Herald Marku tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon në avantazh shkodranët.

Dy minuta para fundit te kesaj pjese, Tirana eshte shume prane barazimit. Halili i shmanget mbrojtjes shkodrane dhe me koke gjuan bukur por topi ndalet ne shtyllen e djathte pingule te portes kuqeblu.

VLLAZNIA- TIRANA 1-0

MARKU ’28 (11-m)

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç.

Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Najdovski, Ismajlgeci, Batha, Giamfi, Muçi, Danso, Halili, Sasraku. Trajner: Nevil Dede.