Dy ekipet kampione të Shqipërisë dhe Kosovës në futboll për femra, pikërisht Vllaznia dhe Mitrovica, janë duke u përgatitur për pjesmarrjet e tyre në ndeshjet e Ligës së Kampioneve që do të zhvillohen në fillimin e muajit të ardhshëm.

Për këtë arsye, ato pasditen e sotme kanë vendosur të zhvillojnë një ndeshje miqësore për të parë dhe testuar veten në prag të këtyre takimeve europiane.

Ndeshja po luhet aktualisht në stadiumin “Loro Boriçi” dhe sapo është mbyllur pjesa e parë e saj e cila ka rregjistruar një dominim të vajzave kuqeblu që udhëheqin me rezultatin 2-0.

Në fillim ka qenë sulmuesja amerikane Amanda Doyle ajo që ka zhbllokuar rezultatin me një goditje të fortë ndërsa më pas ka qenë rradha e Megi Doçit për të shënuar edhe golin e dytë.

Vllaznia po dominon në të gjitha drejtimet ndaj ekipit të Mitrovicës dhe duket se me përforcimet e bëra së fundmi ka bërë një skuadër më solide dhe jo më kot synon kualifikimin në Champions League.
© shkodrasport.com