Ka mjaftuar goli i Sokol Cikalleshit me 11-metersh qe Shqiperia ta mbylle pjesen e pare ne avantazh me rezultatin 1-0 ndaj Moldavise ne ndeshjen qe po luhet aktualisht ne Kishinau.

Ka qene minuta e 24-te kur Seferi hyn në zonë dhe goditet nga mbrojtësi moldav, teksa arbitri skocez akordon 11-metërsh pa pasur asnjë dyshim. Përsëritja i jep të drejtë. Nga pika e bardhe eshte sulmuesi Cikalleshi qe e merr persiper ekzekutimin e saj dhe eshte i sakte duke e derguar ne rrjete.

Kaq ka mjaftuar qe kombetarja jone te ruaje qetesine dhe te kontrolloje gjithçka ne fushe, madje tentoi nje tjeter supergol me nje gjuajtja nga jashte zone te Bajramit.


MOLDAVI- SHQIPERI 1-0

Shenues: Cikalleshi ’25

MOLDAVIA: Railean, Revenko, Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku.
Trajner: Sergei Kleshçenko

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi.
Trajner: Silvinjo