Në barazim 1-1 është mbyllur pjesa e parë e sfidës në mes Partizanit dhe Vllaznisë që po luhet në këto momente në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.
Vllaznia e nisi lojën me një ndryshim në formacion. U rikthye në qendër të mbrojtjes Marku i cili kishte zënë vendin e e Gurishtës me probleme dëmtimi edhe ky. Të tjerët kanë qenë po ato të ndeshjes së kaluar. Por në fakt, ndeshja nuk ka nisur mirë për kuqeblutë.

Në minutën e 9-të, mbrojtja e tyre nuk vendoset siç duhet në një goditje dënimi të kundërshtarit duke e lënë krejtësisht të lirë Ibrahimin brenda zone dhe ai nuk ngurron ta çojë topin në rrjetë. Ky gol duket se do të ndikonte në ecurinë e mëtejshmë të shkodranëve në këtë ndeshje por në fakt, disavantazhi zgjat vetëm dy minuta. Lika ka nisur një top shumë të bukur pas shpine për Çinarin i cili i ikën mirë mbulimit të kundërshtarit dhe me një gjuajtje tokazi, e dërgon topin  në rrjetë. Në minutën e 32-të ndërkohë, ka qenë një mundësi shumë e mirë për Orelesin që me kokë mund të shënonte golin e dytë për Vllazninë. Minutat e mbetura nuk do dhurojne asgje dhe per rrjedhoje keto 45 minuta do te mbyllen ne barazim 1-1.